Pohlednice

Uji i pijshëm dhe mundësia e përdorimit të Ujit në Republikën Çeke

Czech_SvJanNë të kaluarën, uji i pijshëm mblidhej në burime të shumta të vogla dhe të shpërndara, veçanërisht në puse. Tashmë, më shumë se 90% e banorëve furnizohen kryesisht me ujë të rrjetit ndërsa uji sipërfaqësor lehtësisht mbizotëron mbi burimet nëntokësore. Burimi i ujit të pijshëm në Pragë është rezervuari i ujit Želivka dhe rezervuari në Římov furnizon me ujë të pijshëm shumicën e banorëve në Bohemia-n Jugore. Basenet e rezervuareve të ujit të pijshëm trajtohen në një mënyrë mbrojtëse të posaçme.

Menaxhimi i ujit është subjekt i Ligjit No. 254/2001, për ujin. Në Republikën Çeke, uji nuk mund të pronësohet dhe as të jetë pjesë e tokës në të cilën rrjedh. Në këtë mënyrë dekreti pasqyron faktin që uji qarkullon në mjedis. Uji i rezervuareve quhet ujë i papërpunuar dhe është e nevojshme të trajtohet. Lënda organike largohet nëpërmjet precipitimit ndërsa uji filtrohet dhe dizinfektohet për të parandaluar rritjen e baktereve.

Cilësia e Ujit
Pastërtia ndaj mikrobeve është e domosdoshme. Kontaminimi i ujit të pijshëm me baktere, viruse, protozoarë dhe organizma të tjerë çon në shpërthim epidemie ndërkohë diarreja, kolera, typhys, hepatiti A dhe disenteria janë veçanërisht të rrezikshme. Kanalet e ujrave të zeza dhe rrjedhjet nga tokat e plehëruara me pleh organik janë burimi më i zakonshëm i ndotjes mikrobike. Kjo është arsyeja që zonat e mbrojtura janë përcaktuar përreth burimeve të ujit të pijshëm.

Ndotja kimike e ujit mund të lidhet me substancat që natyralisht ndodhen në tabanin e tokës si dhe nga substance të tjera. Përmbajtja e hekurit, magnezit, aluminit, sulphat-it, amonit, nitatit, kloridit, klorit të lirë dhe kloroformët monitorohen në ujë. Kontaminimi mund të ndodhi dhe nga metale të rënda, psh. plumb, arsenik, mërkur dhe cadium. Ka vështirësi në monitorimin e vazhdueshëm të përmbajtjes së pesticideve sepse ato janë të tipeve të ndryshme dhe analizat e tyre kimike janë mjaft të kushtueshme. Normalisht, substancat toksike nuk janë të pranishme në ujin e pijshëm në përqëndrime që mund të shkaktojnë helmin akut. Megjithatë, ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj këtyre substancave mund të ketë ndikime serioze në shëndet. Këto përbërës mund të futen në ujë nga kanali i shkarkimit të ujërave të zeza, si dhe nga kullimi i landfill ose rrjedhjet e shiut nga fushat. Megjithatë , helmimi akut ndodh kur substancat toksike që vijnë nga një aksident ose nga një pakujdesshmëri arrijnë burimin e ujit.

Barnat shkaktojnë probleme në mjaft rezervuare uji; burimet e tyre janë jashtëqitjet e pacientëve dhe barnat që nuk janë asgjesuar mirë. Si rezultat i rezistencës së mikroorganizmave patogjenë ndaj antibiotikëve, hormonet ndikojnë sistemin endokrin të kafshëve dhe agjentët cytostatic janë toksik. Hidrokarburet me më shumë se 40 atome karboni janë produkte të rrezikshme të naftës. Ato ndikojnë në shije dhe janë toksike, kryesisht për mëlçinë.

Jizera1Radioisotopet natyrale dhe artificiale shkaktojnë ndotje radioaktive të ujit dhe përmbajtja e një rodon-i, një gaz radioaktiv që çlirohet nga radium, shpesh përcaktohet.

Gjithashtu është e këshillueshme të monitorohet përmbajtja e hekurit në ujin e pijshëm. Përmbajtje e lartë e joneve Ca2+, K+ dhe e Mg2+ është pozitive, ndërsa përqëndrimi i joneve Na+ , nitrat dhe nitrite duhet të jetë i ulët. Përmbajtja biogjenike e kalçiumit në ujë është e pamjaftueshme në nivel global. Në lidhje me anionet, përqëndrime të vogla të suphat dhe klorit janë të dobishme. Alkaliniteti i përshtatshëm (kapaciteti i neutralizimit të aciditetit) varet nga raporti i karboneve dhe i hidrogjen-karbonit. Nitratet formohen gjatë oksidimit të tokës, kështu që fertilizimi nuk është burimi i vetëm i nitrateve. Në tokat me vaditje azoti gjendet i lidhur me substanca organike në trajtën e amoniakut dhe gjatë periudhës që toka nuk vaditet ai oksidohet për të formuar azotin. Azoti futet në ujërat nëntokësore kryesisht nëpërmjet depërtimit për shkak të mungesës së ujit në tokë dhe nga fushat me mbi plehërim si dhe në ujërat sipërfaqësore nëpërmjet shkarkimit të ujërave të zeza të trajtuara dhe rrjedhjet nga fushat. Azoti reduktohet në nitrit nga uji dhe nga mikroorganizmat e tokës ose direkt në aparatin e tretjes. Është i rrezikshëm për fëmijët deri në 3 muaj madje edhe në përqëndrime mjaft të vogla për grupin e ndjeshëm të popullsisë.

Problemet
Problemi më i zakonshëm qëndron në përmbajtjen e lartë të lëndëve ushqyese në ujë që lidhet me rritjen e tepërt të algave, bimësisë së ujit dhe kryesisht cianobacteria. Burimi i lëndëve ushqyese përfshin tokat bujqësore, kanalizimet publike dhe ujërat e zeza nga fermat dhe industritë. Problemet më të mëdha shkaktohen nga përmbjtja e lartë e fosforit që siguron rritjen e cyanobactereve. Në rezervuaret eutrofike vendoset precipitat me përmbajtje të ulët oksigjeni gjithashtu dhe ushqyesi dhe substanca toksike që çlirohen nga ky precipitat. Kjo është arsyeja përse disa rezervuare nuk mund të përdoren më si burime të ujit të pijshëm. Ato janë kryesisht rezervuare me fluks të vazhdueshëm (Brno).

Rezervuaret e ujit në kodrina shpesh mbushen me acid humik i shplarë nga moçalet torfë
Lënda organike siguron rritjen e baktereve dhe kjo është arsyeja që ato duhet të largohen. Ky largim është relativisht i kushtueshëm; është më e leverdisshme parandalimi i largimit të substancave organike nga basenet në rrjedhën e ujit nëpërmjet një menaxhimi të përshtatshëm. Në disa zona uji është acid (" i uritur"), me një përmbajtje të ulët hidrogjen-karbonati. Një ujë i tillë shkakton brejtje të metaleve.

Strategjia e përdorimit të ujit sipërfaqësor
Uji sipërfaqësor konsiderohet i rinovueshëm ndërsa uji i nëntokës rinovohet shumë ngadalë dhe shpejtësia e konsumit të tij është shpesh më e shpejtë se shpejtësia e rinovimit. Kjo është arsyeja pse përdorimi i ujit sipërfaqësor është më i qëndrueshme. Furnizimi i besueshëm me ujë të pijshëm kërkon trajtim të kujdesshëm të ujit në basenet që bazohet në mbështetjen e quajtur cikli i shkurtër i ujit. Pyjet dhe ligatinoret e mbajnë ujin në basene.

Organizmat e ujit kanë ndikim të rëndësishëm në cilësinë e ujit në rezervuare. Një zinxhir ushqimor i përzgjedhur në mënyrën e duhur psh organizmat nga alga dhe nga zooplankton te peshku, mund të përdorin lëndët ushqyese në mënyrë efektive. Daphnia ( crustacë të vegjël) mund të filtrojnë gjithë përmbajtjen e rezervuarit çdo ditë.

Text © RNDr. Jan Pokorný

Në të kaluarën, uji i pijshëm mblidhej në burime të shumta të vogla dhe të shpërndara, veçanërisht në puse. Tashmë, më shumë se 90%  e banorëve furnizohen kryesisht me ujë të rrjetit ndërsa uji sipërfaqësor lehtësisht mbizotëron mbi burimet nëntokësore. Burimi i ujit të pijshëm në Pragë është rezervuari i ujit Želivka dhe rezervuari në Římov furnizon me ujë të pijshëm shumicën e banorëve në Bohemia-n Jugore. Basenet e  rezervuareve të  ujit të pijshëm trajtohen në një mënyrë  mbrojtëse të posaçme.
 
RocketTheme Joomla Templates