Pohlednice

Përmbledhje e gjëndjes së Ujit në Shqipëri

Albania11Më shumë se 70% e trupit tonë përbëhet nga uji,dhe ai është i një rëndësie jetike për të gjitha format e jetës. Ai vë në punë motorin e trupit tonë dhe për këtë arsye jeta jonë është ngushtësisht e lidhur me praninë e tij. Uji mbulon 70% të sipërfaqes së tokës, por vetëm 0.03% e tij është në dispozicion për njeriu.

Shqipëria ka burime të shumta natyrore të njohura për ujin e tyre të pastër dhe të shëndetshëm, që gjenden si në zonat veriore dhe ato jugore. Duhet përmendur që pak prej këtyre burimeve arrijnë të përdoren nga popullsia e qyteteve të mëdha dhe akoma më pak nga zonat rurale. Sasira të mëdha uji shkojnë dëm si psh. uji në Syrin e Kaltër, Bistricës, të cilët derdhen në det. Gryka e Kërlcyrës ka me dhjetëra burime natyrore uji që derdhen në lumin e Vjosës dhe vetë Vjosa derdhet në det. Burimet më të njohura të ujit janë në zonën e Thethit (në veri të Shqipërisë), Gjirokastër, Tepelenë, Përmet dhe në malin e Dajtit.

Albania12Statistikat europiane për ujin e vendosin Shqipërinë përkrah vendeve kryesore të pasura me burime natyrore dhe i vlerësojnë ato si dhurata jonë më e çmuar natyrore. Mungesa e një menaxhimi dhe trajtimi të mirë të ujit shkakton probleme serioze në furnizimin e popullsisë dhe ndotje masive të ujit.

Problemi i mosfurnizimit të vazhdueshëm me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit, madje edhe në disa qytete të tjera është mjaft aktual. Megjithëse janë kryer përpjekje për përmirësimin e kësaj situate, ato janë me rendiment mjaft të ulët dhe ndryshimi është mjaft i largët. Analiza të vazhdueshme të ujit të pishëm, të ujit të rubinetit, apo të deteve kryhen nga Instituti i Shëndetit Publik, dhe rezultateve i duhet kushtuar vëmendje e veçantë si psh nivelit të klorit të pranishëm, nivelit të botës mikrobike , të lëndëve toksike etj. Këto rezultate duhet të jenë brenda parametrave të lejuara dhe të përcaktuara nga OBSH dhe Komuniteti Europian. Nuk janë të pakta rastet ku uji, jo vetëm ai i pijshëm por dhe ai në dete, ka qenë shkak i epidemisë. Kështu që këshillohet që paraprakisht të zjehet uji i pijshëm dhe të vizitohen ato plazhe ku rezultatet e analizave kanë qënë brënda normave të lejuara. Asnjë nuk ka më siguri jo vetëm për ujin e rubinetave, por as për ujin e ambalazhuar, pasi një pjesë e subjekteve që tregtojnë ujë të pijshëm punon jashtë standarteve të përcaktuara.

Albania08Ashtu siç u përmend edhe më sipër, burimet e tona natyrore të ujit janë një pasuri kombëtare, kështu që do të ishte e përshtatshme të kryheshin përpjekje për një menaxhim dhe trajtim të mirë të tij. Kjo do të ishte një mënyrë e mirë për të zvogëluar mungesën e furnizimit me ujë në shumë familje shqiptare dhe për t'i dhënë fund kësaj situate ironike. Alarmi i reduktimit të burimeve të ujit në dispozicion për njeriun është në rritje gjithmonë e më shumë, kështu që ne duhet të rrisim ndërgjegjësimin tonë për situatën e tanishme të tij.

 
RocketTheme Joomla Templates